Lindi më 4 maj 1953, në Libofshë. Me vendim nr. 5, datë 25 shkurt 1972, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, në formën e arratisjes për në Greqi», dhe e dënoi me 5 vjet burg. Me vendim nr. 81, datë 25 maj 1972, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «arratisje nga vendi i vuajtjes së dënimit», dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj burg. Me vendim nr. 38, datë 21 korrik 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «sabotim, duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit, agjitacion e propagandë, ku ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda», dhe e dënoi me 12 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 376
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.