Lindi në Lezhë, më 5 maj 1988. Me vendim nr. 91, datë 11 mars 1950, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «dezertim» dhe e dënoi me 6 muaj privim lirie (punë të detyruar). Me vendim nr. 28, datë 20 maj 1963, Gjykata Popullore Lushnjë e dënoi me 6 muaj heqje lirie në bazë të nenit 244 të Kodit Penal. Me vendim nr. 4, datë 17 gusht 1966, Gjykata e Qarkut Vlorë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë, si dhe heqjen e të drejtave për 5 vjet kohë. U arrestua më 12 maj 1966 dhe u lirua më 19 mars 1985.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 361.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.