Lindi në Tiranë në vitin 1929.

I bënë presion të jashtëzakonshëm duke e regjistruar si të rekrutuar në radhët e Sigurimit. Nuk pranoi asgjë dhe as kreu ndonjë veprim të dëmshëm, madje veproi kundër Sigurimit me dekonspirime e njoftime të elementit subjekt që i ishte ngarkuar. Për këtë arsye, u arrestua më 19.7.1949 kur ishte 20 vjeç. U gjykua nga një organ special hetimi e gjykimi, pa asnjë të drejtë të mbrohej.

Gjykata Speciale e Sigurimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me vendimin nr.6, datë 27.9.1949, e deklaroi fajtore për dekonspirim e tradhti dhe e dënoi me 20 vjet burgim. Me dekretin nr.1574, datë 20.11.1952 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi i zbriti në  12 vjet burgim.

Pas kësaj kohe, kur mbushi gjysmën e dënimit, kërkoi të lirohej me kusht. Në dy raste, ishin mendime negative të ardhura nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në kërkesën e vitit 1956 ajo shkruante se kishte punuar shumë dhe se vuante nga sëmundja e TBC-së.

Një kërkesë tjetër për t’u liruar para kohe bëri në vitin 1957. Edhe këtë herë mendimi ishte negativ. Me shkresën nr.75, datë 21.1.1958 të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, për të thuhej se “gjatë kohës në burg nuk ka mbajtur qëndrim të mirë, me punë nuk ka shkuar mirë, rregullat e burgut nuk i ka zbatuar” dhe se nuk kishte asnjë shenjë pendimi.

U lirua më 20.2.1960 nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit në moshën 31-vjeçare.

 

Burimi: Fondi 1, viti 2017, dosja 104, fl. 193
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.