Lindi më 1920, në Gjirokastër. Më 20 nëntor 1976, Gjykata e Rrethit të Beratit, e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e dekoratës së çlirimit. Me vendim nr. 5, datë 18 janar 1985, Pleniumi i Gjykatës së Lartë vendosi prishjen e këtij vendimi, si dhe të vendimit të datës 11 dhjetor 1976 të Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, dhe dërgimin e çështjes për plotësim hetimesh në hetuesinë e Beratit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 312
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.