Arsimtar. Lindi në fshatin Peshtan të Tepelenës, në vitin 1896. U diplomua për mësuesi. U arrestua më 1947, dhe me vendim nr. 245, datë 20 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se "ka qenë pjesëtar i grupit të Peshtanit" dhe si "agjent të spiunazhit grek" dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për dy vjet kohë. U lirua në vitin 1957. Më 1994, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen Mësues i Merituar, pas vdekjes.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 152
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.