Ina Vladimir Shahe, lindur më 27.5.1932 në Moskë, nënë e dy fëmijëve, ardhur në Shqipëri në vitin 1958 kish marrë shtetësinë shqiptare në vitin 1964. U arrestua më 15.5.1975.

U akuzua në bazë të nenit 73/1 në kombinim me nenin 12 të Kodit Penal, pra për agjitacion e propagandë. Gjykata vërente:

“Nga provat e dëgjuara në seancë gjyqësore është vërtetuar plotësisht se qysh nga viti 1960 që revizionistët sovjetikë dolën hapur kundër marksizëm-leninizmit dhe kundër partisë tonë që mbron me konsekuencë marksizëm-leninizmin, ata kanë mbajtur qëndrim armiqësor ndaj vijës politike të partisë e të pushtetit tonë popullor. Ato duke u vënë në mbrojtje të revizionistëve sovjetikë, në bisedat që kanë bërë me persona të ndryshëm, kanë përhapur ideologjinë revizioniste e shoviniste me qëllim për t’i kundërvënë këta persona me vijën politike të partisë dhe shtetit tonë socialist”.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.1, datë 21.1.1976, e deklaroi fajtore bashkë me rusen tjetër, Elena Çami dhe i dënoi të dyja me nga 8 vjet heqje lirie, heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet dhe konfiskimin e pasurisë. Vendimi ishte i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohej askund.

Të dyja gratë siç u arrestuan pothuaj në një kohë, u liruan nga Reparti nr.318 Kosovë, po në një kohë, më 15.11.1982, me një dekret të përgjithshëm faljeje.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.