Iljaz Xhezo Meçani, lindur në vitin 1933 në Vlorë, pa kryer veprim arratisjeje, e akuzuan se ishte në tentativë.

U arrestua më 19.9.1957. U akuzua në bazë të neneve 64 në kombinim me nenin 10 dhe 72/1 të Kodit Penal, d.m.th. për tentativë arratisje dhe agjitacion e propagandë. Banonte në Vlorë, me profesion pemëshitës. U përfshi në një proces së bashku me Zybi Nuredinin.

Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.3, datë 27.1.1957 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 3 vjet. Dënimi u la në fuqi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.25, datë 20.2.1958.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.