| Hodo Sokoli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hodo Sokoli |
| Atësia: | Jusuf |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Ngjarja i përfshirë: | Revolta e burgut të Spaçit |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 4/6/1966 |
| Akuza: | tradhti ndaj atdheut, agjitacion e propagandë, moskallëzim krimi |
| Dënimi: | 16 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.34 |
| Data e Vendimit: | 10/9/1966 |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut Shkodër |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 23/5/1973 |
| Akuza: | pjesëmarrje në një organizatë kundërrevolucionare, sabotim i ekonomisë socialiste |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Prokurori: | Zaim Myftari |
| Data e Vendimit: | 1973 |
| Gjykata: | Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me veprim në Spaç |
| Data e Lirimit: | 1990 |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Burrelit - |
| Burgu: | Burgu i Spaçit |
Djali i Jusuf Sokolit. Fillimisht i burgosin të vëllanë e madh, Ibrahimin, më pas babanë dhe vëllanë, Ramadanin. Në vitin 1966, Hodon e arrestuan dhe e dënuan me 16 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 3 vjet. U akuzua me të tjerë në bazë të neneve 64 në kombinim me nenin 10 (tradhti ndaj atdheut), 73/1 (agjitacion e propagandë) dhe 218/2 (moskallëzim krimi) të Kodit Penal. Konsiderohej pjesë e një “grupi” të madh prej të cilit u dënuan me vdekje Mursin Muka dhe Brahim Tepelia. Në “grup” bënin pjesë edhe Hamza Cungu, Faik Hoxha, Hafiz Sabri Koçi dhe Hajdar Meta.
Hodoja u ridënua në revoltën e Spaçit (1973) me 25 vite burg.
Ka mbetur proverbiale përgjigjja e tij në gjyq: – Në gjuhën shqipe mbiemri i përshtatet emrit, por ka dhe përjashtime, kur mbiemri nuk i përshtatet emrit, kështu ka ndodhur edhe me mua, s'mund t'i përshtatem sistemit komunist të “Enver Hoxhës”.
Vuajti dënimin në kampin e Repsit, Burrelit, Spaçit, Sarandës.
U lirua më 15.9.1990 nga Reparti nr.305 Përparim sipas dekretit nr.7412, datë 8.9.1990 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Vuajti 24 vjet, 3 muaj, 9 ditë burgim.
