U arrestua më 17.7.1973 kur ishte 16 vjeç në tentativë për arratisje, duke u akuzuar për “tradhti ndaj atdheut”, së bashku me tre bashkëmoshatarë të tij. Gjykata e Rrethit Korçë, me vendimin nr.42, datë 20.3.1974, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie. Ai u dërgua për të vuajtur dënimin në Repartin nr.303 Spaç. Gjatë vuajtjes së dënimit, kundërshtoi të punojë në minierë. Për këtë u dënua me izolim disa herë nga komanda. Në vitin 1981, kur vuante dënimin në Spaç, u ridënua me 5 vjet e gjysmë. Shumë herë ndaj tij u morën masa ndëshkuese për refuzimet për të dalë në punë. Pas gati 12 vjetësh heqje lirie, humbi jetën në moshën 28-vjeçare, në Repartin nr.311 Qafë-Bari gjatë një aksidenti në punë dhe u varrros në gropat pranë burgut.

Dokumentar/ Gropat e burgut të Qafë Barit

Burimi: Nga arkivat
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.