U arrestua më 17 prill 1953, si pjesë e një grupi armiqësor të "zbuluar" në fshatin Psarr të Përmetit. Akuzoheshin se “do të rrëzonin pushtetin popullor me dhunë, do të helmonin kryetarin e lokalitetit në Ballaban dhe do të vrisnin operativin e zonës. Ky grup sipas sigurimit, do të hidhnin në erë katër ura: urën e Kiçokut, urën e Përmetit, urën e Leklit dhe urën e Dragotit, me qëllim që Përmeti të mbetej zonë e lirë ku të zbarkonin anglo-amerikanët. Hamiti u dënua me 12 vjet heqje lirie.

Burimi: Skenare te pergjakur Permeti, 1943-1990, Xhafer Sadiku, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.