Lindi më 1913, në Kavajë. U arrestua më 19 mars 1946. Me vendim nr. 244, datë 26 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se si «anëtar i grupit klandestin të Kavajës, ka mbajtur lidhje me kriminelët e luftës dhe ka ndihmuar me të holla të arratisurit», ndaj e dënoi me burgim të përjetshëm dhe konfiskimin e pasurisë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 451
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.