Lindi në fshatin Konispol të Delvinës, në vitin 1908. Më 17 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor si "armik i popullit" dhe "sabotator i pushtetit", sepse "ka marrë pjesë ne mbledhje të ndryshme me elemente të pakënaqur nën udhëheqjen e Rexhep Plakut, në të cilat është vendosur të arratisej për në Greqi dhe atje të bashkohej me kriminelët e luftës dhe ndihmuar nga forcat greke të sulmonin Shqipërinë", "ka sabotuar reformën agrare" dhe "ka propaganduar për hapjen e një lufte të tretë", ndaj e dënoi me 3 vjet burgim me punë të rëndë, humbjen e të drejtave politike dhe konfiskmin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 24 dhjetor 1946, dënimi iu kthye në 3 vjet privim lirie me punë të detyruar.

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 203
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.