Lindi më 8 maj të vitit 1932, në fshatin Viçidol të Tropojës. Pas arrestimit të të vëllezërve, Ademit  dhe Elezit , u internua me pjesën tjetër të familjes Allçi në Lekbibaj. U arrestua më 18 korrik të vitit 1977, bashkë me të vëllanë, Ismailin , për agjitacion e propagandë, sepse atë ditë që vdiq Mao Ce Duni kishte thënë: «Ishalla vdes edhe Enveri mbas Mao Ce Dunit». U dënua me gjashtë vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në kampin e Spaçit. Me t’u liruar, filloi punë në minierën e Manzës, në Durrës, ku ndodhej e internuar familja e tij. Vdiq më 2 maj të vitit 1998.

Burimi: Ndue Ukcama, Zgjimi i dragojve, Tiranë, 2005, f. 181-182.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.