E shoqaj e Hilmi Lekës [shih]. Lindi më 1915, në Turqi. Mësimet e mesme i kreu në shkollën amerikane të vajzave në Kavajë. Pastaj vijoi Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë (1936). Punoi për një vit si mësuese në Shkollën Tregtare të Vlorës. Nisi studimet për letërsi në Romë, por nuk i përfundoi. Pas vrasjes së të shoqit, mbetëi fill e vetme me tre fëmijët e tyre, dhe u internua në kampe të ndryshëm. Më 1956 u arestua. Më 14 dhjetor 1956, me vendim nr. 30, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë, për «agjitacion e propagandë», me 5 vjet burg dhe përfundimisht e denon me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Vuajti 7 vjet burg. Vitet e mbrame të jetës i kaloi në Elbasan, ku dhe vdiq më 1992.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 43, f. 9-10.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.