Lindi në Dukagjin, në vitin 1904. Më 1945 u arrestua për "strehim e furnizim të kriminelëve të luftës", por u deklarua i pafajshëm për mungesë provash dhe u lirua nga burgu. U arrestua sërish dy vjet më vonë dhe, me vendim nr. 61, datë 17 qershor 1948, Gjykata e Prefekturës së Shkodrës e deklaroi fajtor për "veprimtari subversive", dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie me punë të detyruar. Me vendim nr. 110, datë 27 tetor 1948, Gjykata e Prefekturës së Shkodrës e deklaroi fajtor për "mosdenoncim të akteve subversive", dhe e dënoi me 1 vit privim lirie me punë të detyruar.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 98
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.