Lindi në fshatin Gjadër të Lezhës, në vitin 1918. Më 24 prill 1949 u deklarua fajtor për "krimin e furnizimit me ushqime të të arratisurve", dhe u dënua me dy vjet privim lirie dhe punë të detyruar. U arrestua sërish më 5 maj 1954, dhe më 24 korrik të po atij viti, u deklarua fajtor për krimin e "agjitacionit e të propagandës" dhe për "moskallëzim të krimit të tradhëtisë", ndaj u dënua me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie, konfiskimin e shtëpisë dhe heqjen e të drejtave elektorale për pesë vjet kohë. U arrestua për të tretën herë më 28 shkurt 1974, dhe më 21 qershor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Lezhës e deklaroi fajtor për krimin e "agjitacionit e të propagandës", dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë.

 

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 253
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.