Lindi në Shkodër, në vitin 1938. Me vendim nr. 153, datë 11 dhjetor 1958, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave civile e politike për 4 vjet kohë. U arrestua më 9 gusht 1958. Me dekret nr. 4070, datë 15 nëntor 1965 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu falën 2 vjet nga dënimi.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 360
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.