Foto Duni | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Foto Duni |
Vendlindja: | Dhërmi, Vlorë |
Datëlindja: | 1910 |
Gjyqi | |
Dënimi: | 9 vjet Burg |
Gjyqi i dytë | |
Akuza: | "Ka marrë pjesë në një organizatë fashiste demokristiane, e cila kishte për qëllim rrëzimin e pushtetit popullor me anën e forcës" |
Dënimi: | 12 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 713 |
Data e Vendimit: | 27/12/1947 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 1910, në Dhërmi, Vlorë. Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi, më 14 nëntor 1992, njohjen e vuajtjes së dënimit politik të Foto Duni, "për preiudhën 20 korrik 1947 deri më 14 prill 1956". Më 27 dhjetor 1947, me vendim nr. 713, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi se "ka marrë pjesë në një organizatë fashiste demokristiane, e cila kishte për qëllim rrëzimin e pushtetit popullor me anën e forcës". U dënua me burgim të përjetshëm, dënim që iu zbrit në 12 vjet burg.
Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.431, 2990-2991