Klerik katolik, një prej firmëtarëve të Statutit të Kishës Katolike të Shqipërisë (1951). Lindi më 6 prill të vitit 1897, në Janjevë të Kosovës. Studimet e mesme i kreu ne Seminarin Jezuit të Shkodrës. Më 13 janar 1917 u pranua në Shoqërinë e Jezuit në Cividale të Friulit. Atje përfundoi dy vite të shkollës dhe, më 1919, kaloi në Fakultetin Filozofik të Padovës. Pas një viti, për arësye shëndetësore, u kthehet në Shkodër, ku iu ngarkuan përgjegjësi të vogla në mësimdhënie dhe asistencë. Në vitin 1923 kreu filozofinë në Romë. Një vit më vonë përfundoi vitin e katërt të magjisterit në Shkodër dhe rifilloi teologjinë në Chieri të Torinos. U kthye në Shqipëri dhe më 1929 u shugurua meshtar nga Delegati Apostolik, Imzot Giovanbattista della Pietra. Në vitin 1930 shkoi në Shtëpinë e Jezuit në Romë për të kryer «vitin e provës së tretë». Pas kthimit në Shkodër, më 2 shkurt 1932, bëri kushtet e fundit në Shoqërinë «Jezus». U arrestua në vitin 1947. U mbajt 13 muaj në qelitë e Sigurimit, duke provuar mbi vete tortura nga më çnjerëzoret, derisa gati u çmend. U arrestua sërish më 1958, por nuk u mbajt shumë, nga frika se mos u mbetej në dorë. Vitet e fundit shërbeu si famullitar ndihmës me Dom Ernest Çobënnë Katedralen e Shkodrës. Vdiq më 17 tetor të vitit 1970.

Burimi: Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Tiranë, 2007, Vol. II, f. 311-316.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.