Nga fshati Ponçarë i Devollit. Në rininë e hershme kishte biseduar me disa shokë për t’u arratisur nisur nga kushtet e këqija të jetës, por duke menduar pasojat që do të binin mbi familjet, e kishin braktisur këtë plan. Megjithatë Sigurimi arriti të mësonte për mendimet e të rinjve dhe i arrestoi. Fejziu ishte 17 vjecc kur e dënuan me 8 vite burg, për tentativë arratisjeje. Vuajti dënimin në kampin e Laçit, në kampin e fabrikës së çimentos, Elbasan dhe në Spaç. U lirua në vitin 1971.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.