| Fejzi Zenelak | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fejzi Zenelak |
| Atësia: | Idriz |
| Vendlindja: | Ponçarë, Devoll |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 30/7/1964 |
| Akuza: | Tentativë arratisjeje |
| Dënimi: | 8 vite Burg |
| Data e Lirimit: | 1971 |
Nga fshati Ponçarë i Devollit. Në rininë e hershme kishte biseduar me disa shokë për t’u arratisur, nisur nga kushtet e këqija të jetës, por duke menduar pasojat që do të binin mbi familjet, e kishin braktisur këtë plan. Megjithatë, Sigurimi arriti të mësonte për mendimet e të rinjve dhe i arrestoi. Fejziu ishte 17 vjeç kur e dënuan me 8 vite burg, për tentativë arratisjeje. Vuajti dënimin në kampin e Laçit, në kampin e fabrikës së çimentos, Elbasan dhe në Spaç. U lirua në vitin 1971.
