| Fatos Kërluku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fatos Kërluku |
| Atësia: | Idriz |
| Datëlindja: | 9/3/1952 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 12/1976 |
| I Torturuar: | Jo |
| Akuza: | “Agjitacion dhe propagandë” |
| Dënimi: | 7 Burg |
| Hetuesi: | Dhimo Sinani |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 23/4/1981 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Hetuesi: | Ferit Sula, Agim Bendo |
| Data e Lirimit: | 1/1991 |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - nga viti 1976 ne vitin 1981 |
| Burgu: | Burgu i Burrelit - nga viti 1981 ne vitin 1991 |
Familja e tij ka vuajtur një histori të gjatë persekutimi që ka nisur që në vitin 1964. Pasi një nga vëllezërit tentoi të arratisej, Fatosin e internuan në Tale të Lezhës në vitin 1974. I vëllai tentoi të arratisej sërish, atëherë Fatosit i sajuan një akuzë sikur kishte tentuar të largohej nga vendi i internimit dhe në dhjetor të vitit 1976 e arrestuan dhe e dënuan me 7 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Kreu 5 vite e gjysmë burg në Spaç. Më pas e ridënuan me 10 vite të tjera dhe e dërguan në burgun e Burrelit. Është liruar në vitin 1991, dy muaj para se të përfundonte dënimin, pasi kreu 14 vite e gjysmë burg. Familja ndërkohë vuajti internimin në Topojë të Fierit, ku, Fatosi dëshmon se të atin ia kanë mbytur persona të shtetit.
