Lindi në Tiranë, në vitin 1947. U arrestua më 2 shtator 1980, dhe më 15 nëntor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Tiranës e pushoi çështjen penale për "krimin e agjitacionit e propagandës kundër shtetit" dhe urdhëroi mjekim të detyruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit. U arrestua sërish më 3 shtator 1983, dhe më 12 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Tiranës vendosi të pushojë çeshtjen penale dhe ta deklarojë të pandehurin të papërgjegjshëm për veprën penale "tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentativë" dhe e dërgoi për mjekim të detyruar në një institucion mjeksor.

 

 

Burimi: Aiskk, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 134-135
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.