Lindi më 1 janar të vitit 1954, në Skënderbegas të Gramshit. Më 3 prill 1980, Gjykata e Rrethit të Gramshit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. Ka vuajtur 3 vjet, 8 muaj dhe 2 ditë burgim politik, në galeritë e Qafë-Barit, Pukë dhe në burgun e Gjirokastrës, në periudhën 31.10.1986 deri 02.07.1990.

Në muajin prill të vitit 1987 shpronësohet banesa private në qytetin e Gramshit dhe internohen 5 vjet për motive politike në fshatin Kodovjat të Gramshit, prindërit Skënder e Vushe, motra Burbuqe dhe vëllezërit Njazi, Adil dhe Luan Çoniku.

 

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 135.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.