Fadil Lami | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Fadil Lami |
Atësia: | Islam |
Vendlindja: | Priskë, Tiranë |
Datëlindja: | 1929 |
Datë Vdekja: | 2019 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 29/1/1976 |
Dënimi: | 25 vjet Burg |
Lindi më 1929, në Tiranë. U burgos për motive politike prej 29 janarit të vitit 1976 deri më 13 shtator 1989.
Familja e tij dhe ai vetë, megjithëse në moshë shumë të re, mbështeti Luftën Nacionalçlirimtare. Shërbimet e pakursyera ndaj popullit, bënë që të ngjitej në detyrën e sekretarit të parë të partisë të rajonit katër të Tiranës, por miqësia me disa figura komuniste që u dënuan nga regjimi, si Petrit Dume, Beqir Balluku dhe Abdyl Këllezi dhe më pas vetëvrasja e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashit, solli survejimin dhe ngritjen e akuzave ndaj Fadil Lamit. Fadili u akuzua për sabotim të mbrojtjes popullore, gjoja se nuk donte që të bunkerizohej Shqipëria dhe të forcohej mbrojtja socialiste. Gjithashtu ai akuzohej se kishte përqafuar tezat e vetadministrimit jugosllav të Eduard Kardelit, se kishte përkrahur elementët antiparti dhe qe bërë pre e armikut të klasës. Gjithçka ishte e sajuar nga prokurorët, që nën terror psikik dhe dhunë fizike, për një vit e gjysëm hetuesi speciale, nuk arritën t’i nxirrnin asnjë fjalë, pasi ai nuk kishte se çfarë të fshihte. Vetëm një gjë nuk e patën sajuar, faktin që Fadili nuk e pati përfillur luftën e klasave. Gjyqi e dënoi me 25 vite burg, nga të cilat kreu 16. Vitet e dënimit i kreu në burgun e Ballshit, të Qafë Barit dhe të Tiranës. Persekutimi ra edhe mbi bashkëshorten, fëmijët, të vëllanë dhe familjet e tyre, të cilët u internuan dhe u detyruan të punojnë në punë të rënda.