Lindi më 1 mars të vitit 1908, në fshatin Progonat të Kurveleshit. Në moshën njëzetvjeçare u gradua rreshter i xhanadarmërisë mbretërore. Në nëntor të vitit 1942 u fut në radhët e Ballit Kombëtar. Në mars të vitit pasues u emërua anëtar i nënkomitetit të Ballit Kombëtar për Delvinën e, në fund, anëtar i komitetit rajonal të Ballit për Gjirokastrën. Shërbeu si komandant i policisë së Delvinës nga janari deri më 5 korrik të vitit 1944, kur u arrestua nga gjermanët, sepse liroi të burgosurit që kishte në ngarkim. U internua në Gjermani. Pas kapitullimit të Gjermanisë, në korrik të vitit 1945 kaloi në Itali. Me riorganizimin e Ballit Kombëtar (tetor 1945), u zgjodh anëtar kandidat i Komitetit Qendror të tij. Natën e 8 korri-kut 1949, skuadra e drejtuar prej tij dhe e përbërë nga Kasem Zhupa, Zyber Lika dhe Llukman Lutfiu, u parashutua në zonën e Kurveleshit, midis fshatrave Progonat dhe Lekdush. Të nesërmen në mesditë ranë në përpjekje me forcat e Sigurimit. Zyber Lika u vra gjatë përpjekjes, kurse Ethem Çakoja, Llukman Lutfiu dhe Kasem Zhupa u arrestuan. Më 24 maj të vitit 1950, në sallën e kinema «17 Nëntori»-t, Gjykata e Lartë Ushtarake hapi seancën e parë publike të procesit kundër anëtarëve të këtij grupi. Ethem Çakoja u akuzua: «për krime të shumta lufte..., në cilësinë e drejtuesit të formacioneve ... të Ballit Kombëtar...; për pjesëmarrje në organizata antikombëtare, të krijuara jashtë...; për vënien në shërbim të spiunazhit të huaj...; për drejtim të bandës së armatosur të parashutuar mbi territorin shqiptar...» etj. Më 5 qershor të po atij viti, në pretencën e tij, prokurori ushtarak, kolonel Siri Çarçani, kërkoi «një dënim të vetëm për të tre: dënim me vdekje me pushkatim». Një ditë më vonë, Gjykata e Lartë Ushtarake miratoi «njëzëri pretencën e Prokurorit të Ushtrisë Popullore», dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, me humbjen e përhershme të të drejtave civile dhe me konfiskim të pasurisë. Më vonë dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie.

Burimi: Il processo di Tirana, “Edizioni di Cultura So-ciale”, Roma, 1950.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.