Lindi më 7 gusht 1898, në Berat. U arrestua në dhjetor të vitit 1944, dhe më 25 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Qarkut të Beratit e deklaroi «armik të popullit», se «ka kryer këto faje: Me ardhjen e okupacionit italian ka qenë gjykatës në Përmet, ku ka bashkëpunuar me karabinerinë italiane dhe me tradhëtarët Nazmi Lumani dhe Teki Xhindi. Aktiviteti i tij ka sjellë si pasojë që të arrestohen në Përmet 20 veta duke i cilësuar grekët si kundërshtarë të fashizmit. Ai bëntë pjesë në organizatën e Ballit Kombëtar, ka bashkëpunuar me tradhtarët Asqeri Lumani dhe të tjerë në Berat, duke marrë pjesë në luftë kundër ushtrisë Nacionalçlirimtare, ka qenë në Komitetin e Qarkut të Ballit në Berat, dhe më vonë arkëtar i Komitetit në Lushnjë». Për të gjitha këto arsye, u dënua me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 24 dhjetor 1946, dënimi iu kthye në burgim të përjtshëm me punë të detyruar. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1962.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 447
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.