Lindi më 1939, në Dukat, Vlorë. U dënua "për motive politike", dhe më 26 gusht 1992, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e internimit, nga rrethi i Vlorës në rrethin Kamëz, Tiranë, prej majit 1949 deri në shtator 1951. Më 24 shkurt 1962, me vendim nr. 6, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për krimin e tradhtisë ndaj atdheut me anë të arratisjes në Greqi" dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 286
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.