U arrestua në moshën 19 vjeçare dhe për afro 11 muaj u mbajt në hetuesi duke u akuzuar për agjenturë kundër shtetit shqiptar dhe pornografi. Arsyet e vërteta ishte se prej gati dy vitesh ai ishte dashuruar me vajzën e ambasadorit italian në Shqipëri dhe iu gjet një kalendar me foto artistike në të cilat nuk kishte as nudizëm e jo më pornografi. Duke qenë që nuk kishin asnjë provë dhe me ndërhyrjen e miqve të familjes, iu ndryshua akuza në agjitacion dhe propagandë dhe u dënua me vjet burg.

U dërgua në kampin e Spaçit, ku punoi në minierë. Të vëllanë, Dr.Eduart Tushe, që përfundoi fakultetin e Mjekësisë me Medalje të Artë, e dërguan për 11 vjet në fshatrat e Kukësit.

Doli nga burgu në vitin 1984 dhe punoi deri në '90-ën si hamall.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.