U arrestua bashkë me disa shokë për tentativë arratisjeje nga Marina Tregtare e Durrësit. Gjatë vuajtjes së dënimit pati një gjendje të rënduar psikologjike që e çoi në vetëvrasje. Bashkëvuajtësi i tij, Tanush Kaso, tregon që ky i burgosur, i cili ishte besimtar mysliman, kur ndodheshin në kampin e Laçit, ku disa të burgosur punonin për ndërtimin e uzinës së qytetit, u pastrua sipas ritit mysliman dhe u hodh nga një lartësi. Rrëzimi ishte fatal.

Burimi: Zërat e kujtesës V, Tiranë 2018, ISKK, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.