| Enver Zazani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Enver Zazani |
| Atësia: | Islam |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Vendbanimi: | Tirane |
| Datëlindja: | 1909 |
| Profesioni: | Mjek |
| Datë Vdekja: | 10/10/1947 |
| Vënd Vdekja: | Tiranë |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Ngjarja i përfshirë: | Gjyqi i deputetëve |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 10/10/1947 |
| Vendi Ekzekutimit: | Tirane |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake |
Lindi në vitin 1909. U diplomua për mjekësi në Francë dhe kthehet në Shqipëri duke shërbyer në Çetën partizane të zonës Krujë-Ishëm dhe në Çetën e Pezës. Pas çlirimit të vendit emërohet drejtor i Spitalit Ushtarak të Tiranës, por arrestohet bashkë me deputetë të tjerë opozitarë, për akuzën krime kundër shtetit dhe se kishin lidhje me agjenturat e huaja për rrëzimin e pushtetit popullor. Procesi i njohur si “Gjyqi i Deputeteve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”. Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni i I Nexhat Hyseni anëtar dhe Kapiteni i II-Mustafa Iljazi anëtar, shpallën vendimin e dënimit të grupit të deputetëve të Legjislacionit të Parë të zgjedhur në vitin 1945, mes tyre edhe Enver Sazani. Ekzekutohet më 10 tetor 1947.
