Dushan Malaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dushan Malaj |
Vendlindja: | Sevaster, Vlorë |
Vendbanimi: | Vlorë |
Datëlindja: | 1935 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Agjitacion dhe propagandë" |
Dënimi: | 1 vit Burg |
Vendimi: | Nr. 125 |
Data e Vendimit: | 14/12/1951 |
Gjykata: | Gjykata Territoriale e Durrësit |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 23/4/1953 |
Akuza: | "Akte terroriste" |
Dënimi: | 14 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 9/7/1953 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Durrësit |
Data e Lirimit: | 11/6/1966 |
Lindi në Sevaster të Vlorës, në vitin 1935. Me vendim nr. 125, datë 14 dhjetor 1951, Gjykata Territoriale e Durrësit e deklaroi fajtor për "agjitacion dhe propagandë" dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie me punë të detyruar. U arrestua sërish më 23 prill 1953, dhe më 9 korrik të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për "akte terroriste" dhe e dënoi me 20 vjet burgim, konfiskimin e plotë të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për dy vjet kohë. Me dekretin nr. 3242, datë 20 mars 1961, iu falën 6 vjet nga dënimi. U lirua më 11 qershor 1966.
Burimi:
Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 167