Dom Lufi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dom Lufi |
Atësia: | Ndre |
Vendlindja: | Shkodër |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 1888 |
Datë Vdekja: | 5/5/1969 |
Vënd Vdekja: | Shkodër |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 22/8/1950 |
Akuza: | "Nuk bëri kompromis me shtetin" |
Dënimi: | 9 vjet Burg |
Data e Lirimit: | 1959 |
Klerik katolik. Lindi në Shkodër, në vitin 1888. Mësimet e para dhe të mesme i kreu në Kolegjin Saverian në Shkodër, ndërsa të lartat, për filozofi e teologji, në Insbruk të Austrisë. U shugurua meshtar më 30 korrik 1919. Meshën e parë e tha pas kthimit në atdhe, te Kisha e Zojës, në kala të Rozafës. Për dhjetë vjet shërbeu si famullitar në Abacinë e Mirditës. Nga vitit 1949 deri më 1950 qe Vikar Kapitullar i Ipeshkvisë së Lezhës. U arrestua më 22 gusht 1950, sepse nuk bëri kompromis me shtetin, dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie. U lirua më 1959. Pas mbylljes së kishave, jetoi pranë nipërve të tij. Vdiq më 5 maj 1969, në Shkodër, dhe u varros në varrezat e Rrmajit.
Burimi:
Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. II, II, f. 206-207