Klerik katolik.U lind në vitin 1925. Mësimet e para i mori në gjimnazin "Illyricum" në Shkodër. U arrestua më 27 nëntor 1945, bashkë me shumë të rinj të tjerë, të gjithë pjesëtarë të organizatës "Bashkimi Shqiptar". Më 28 janar 1946 u dënue me 20 vjet heqje lirie. U lirua në krye të dhjetë viteve dhe, më 24 mars 1963, u shugurua nga Imzot Ernest Çoba, por meshën e parë e kremtoi vetëm më 13 mars 1991, në kishën e Zojës Rruzare te Arra e Madhe. Vdiq në Shkodër, më 20 nëntor 2008.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 202
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.