Dhimitër Konomi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dhimitër Konomi |
Vendlindja: | Dhivër, Sarandë |
Datëlindja: | 1903 |
Profesioni: | Mjek |
Vënd Vdekja: | Burrel |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Gjyqi | |
Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut, duke u vënë në shërbim të zbulimit grek, dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
Dënimi: | 18 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 15/09/1962 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Gjyqi i dytë | |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 11/07/1978 |
Gjykata: | Gjykata e Fierit |
Lindi më 1903, në Dhivër, Sarandë. Mjek. Nuk pushoi kurrë së ndihmuari bashkëvuajtësit e tij të sëmurë. Më 15 shtator 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi "për tradhti ndaj atdheut, duke u vënë në shërbim të zbulimit grek, dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, heqjen e të drejtës elektorale për 4 vjet, dhe heqjen e dekoratave. Më 11 korrik 1978, Gjykata e Fierit, e dënoi "për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me 10 vjet burg. Vdiq në burgun e Burrelit.
Burimi:
Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 309