Dervish Bejko | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dervish Bejko |
Atësia: | Enver |
Vendlindja: | Pogradec |
Vendbanimi: | Pogradec |
Datëlindja: | 15/5/1946 |
Datë Vdekja: | 24/05/1973 |
Vënd Vdekja: | Spaç |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Ngjarja i përfshirë: | Revolta e burgut të Spaçit |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 19/8/1971 |
Akuza: | Pergatitje per arratisje |
Dënimi: | 12 vjet Burg |
Prokurori: | Neim Hasani |
Vendimi: | Nr.124 |
Data e Vendimit: | 19/11/1971 |
Gjykatësi: | Abaz Xhepaj |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit Elbasan |
Gjyqi i dytë | |
I Torturuar: | Po |
Hetuesi: | Pelivan Luçi |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 24/05/1973 |
Vendi Ekzekutimit: | Spaç |
Lindi në vitin 1946, në Starovë të Pogradecit. U dënua më 1971 nga Gjykata e Elbasanit për «përgatitje arratisjeje». Është një nga të dënuarit me vdekje të revoltës së Spaçit, që shpërtheu më 21 maj të vitit 1973. Më 24 maj, ende sa pa përfunduar përleshja midis të dënuarve dhe forcave të policisë, Gjykata e Lartë, që shprehte verdiktin e Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Penal, bëri të ditur se Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashaj e Pal Zefi, shpallen fajtorë për pjesëmarrjen në një organizatë kundër pushtetit popullor me qëllim krimin e sabotimit ekonomik, ndaj dhe i dënoi me vdekje me pushkatim. Edhe pse të dënuarit kërkuan mëshirë, Presidiumi i Kuvendi Popullor refuzoi kërkesën e tyre dhe ata u pushkatuan po atë ditë.
Një version flet se u pushkatuan pranë Spaçit dhe trupat u sollën në Tiranë për kadavër, por meqë nuk kishte nevojë, i varrosën në rrugën Elbasan-Tiranë, në afërsi të vendit ku ka filluar tuneli i rrugës në fjalë. Sipas disa versioneve të tjera, ndodhen pranë urës së Fanit.