Lindi në Iballë të Pukës, në vitin 1914. Me vendim nr. 6, datë 9 janar 1952, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» në Jugosllavi dhe e dënoi me 3 vjet burgim. Për «strehim dhe furnizim të diversantëve» e dënoi me 4 vjet burgim. Përfundimisht është dënuar me 7 vjet burgim, si dhe heqjen e të drejtave për dy vjet kohë. U arrestua më 3 gusht 1951 dhe u lirua më 1 qershor 1958.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 360
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.