Lindi më 15 janar të vitit 1916, në fshatin Hekal të Mallakastrës. Më 20 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi fajtor se "ka dezertuar nga radhët e Frontit dhe ka marrë pjesë në organizatën e Ballit Kombëtar; ka sabotuar luftën e popullit dhe ka marrë pjesë në operacione kundër UNÇL" dhe e dënoi me vdekje dhe me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 23 korrik të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake ia ndryshoi dënimin në privim lirie për jetë me punë të detyruar.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 491.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.