Lindi më 25 maj të vitit 1928, në Reç të Malësisë së Madhe. Deri në vitin 1946 drejtoi Rininë Antifashiste të Malësisë së Madhe. Në vitin 1954 u dënua me njëzet vjet heqje lirie me akuzën «Tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë». U lirua në vitin 1967 dhe deri më 1970 punoi si punëtor krahu në Ndërmarrjen e Ndërtimit në Shkodër. Po këtë vit u dënua sërish me akuzën «agjitacion e propagandë» me nënëtë vjet burg, të cilat i vuajti tërësisht.

 

 

Burimi: Agim Musta, Visar Zhiti, Enver Lepenica, Ta-nush Mulleti, Antologjia e plagëve nën terrorin komunist, 2004, f. 472.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.