Lindi në Kosmaç të Shkodrës, më 8 tetor 1923. Me vendim nr. 138, datë 22 maj 1959, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtori për "dezertim nga radhët e ushtrisë" dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie. Me vendim nr. 74, datë 25 korrik 1963, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Përfundimisht u dënua me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 166
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.