Lindi më 1902, në Tiranë. Sipas Ministrisë së Rendit Publik, Dega e Arkivit, datë 22 maj 1995, u pushkatua për motive politike më 9 maj 1945, në orën 8 e 5 minuta.

Ishte një futbollist i rëndësishëm i skuadrës së Tiranës dhe një prej themeluesve të saj, pasi kishte kontribuar në krijim e klubit “Agimi”, më vonë “KF Tirona”.

I ati i tij dhe xhaxhai i tij, ishin ndër protagonistë e ngritjes së flamurit në Tiranë në nëntor të vitit 1912. Në vitin 1946, i ati u dënua me tre vite burg, në moshën 83-vjeçare.

Familjes iu sekuestrua pasuria dhe vuajti dënime me burg, internime dhe dëbime për disa breza.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 231.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.