| Beqir Omari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Beqir Omari |
| Atësia: | Eqerem |
| Vendbanimi: | Tirane1 |
| Profesioni: | Muzikant |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 10/1975 |
| Data e Lirimit: | 1982 |
Para dënimit, punonte në Estradën e Shtetit si baterist. Djali i Eqerem Omarit, një prej inxhinierëve më të mirë të prodhimit të miellit, i cili nuk kishte pranuar implikimin në politikë dhe i afërm i dy personave të pushkatuar Bahri Omarit dhe Abaz Omarit. Në fund të vitit 1968, më 31 dhjetor, pushkatohet i vëllai, Gramoz Omari. Pas pushkatimit të të vëllait, Beqirin e lë bashkëshortja. Më pas, internohet në tetor 1975 nga Tirana në fshatin Sheq-Marinas të Fierit me prindërit dhe vajzën 10 vjeçe. Pas dy ditësh arrestohet. Dënohet me 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Vuan dënimin në Spaç.
