Lindi në vitin 1918, në Leskovik. U arrestua më 9 shkurt 1945, dhe më 8 nëntor të po këtij viti, me vendim nr. 164, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor "se ka qenë anëtar i Ballit Kombëtar dhe sekretar i Bashkisë së Korçës" dhe e dënoi me 30 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile-politike për aq kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 216
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.