Lindi më 1936, në Poloni. Erdhi në Shqipëri e martuar me shtetasin shqiptar Vasillaq Orgocka. Më 22 gusht 1969, me vendim nr. 6, Gjykata e Lartë e dënoi për «spiunazh dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 25 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë.

U çmend nga medikamentet dhe keqtrajtimi në hetuesi. E liruan pas tre vitesh, duke ia kthyer akuzën vetëm në "agjitacion dhe propagandë" sepse nuk u vërtetua kurrë marrëdhënia e saj me rrjetet e spiunazhit dhe qeveria polake kishte nisur t'i bënte presion qeverisë shqiptare për të dënuarit polakë, duke bllokuar një vapor shqiptar në brigjet e saj.

U kthye në Poloni e degraduar mendërisht pa mundur të shërohej deri në fund të jetës.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 150.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.