Lindi në Korçë, në vitin 1960. U arrestua më 2 shtator të vitit 1984. Me vendim nr. 224, datë 14 dhjetor 1984, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit, të kryer në bashkëpunim dhe të mbetur në fazën e përgatitjes" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjeve për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 11, datë 16 janar 1985, Gjykata e Lartë e ndryshoi vendimin duke ia zbritur dënimi në 5 vjet burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 203
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.