Lindi më 1911, në Gjirokastër. U arrestua më 10 shkurt 1951. Me vendim nr. 66, datë 16 shtator 1951, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim. Më vonë, iu fal dënimi. U lirua më 2 shtator të vitit 1966.

Arseni u arrestua sepse vëllai i tij, Grigor Prifti, ishte arratisur, fillimisht në Greqi dhe më pas në Amerikë, bashkë me familjen. Ai ishte poliglot, i angazhuar me luftën kundër pushtuesve gjermanë dhe kishte shpëtuar disa të kapur robër nga gjermanët pasi u kishte folur gjermanisht dhe u kishte paguar një shumë të majme me napolona, bashkë me një bashkëfshatar, të shpallur më pas kulak, Timoleo Bitri.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017),374
Burimi: Shkrim nga Agron Mema
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.