| Anton Kosmaçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Anton Kosmaçi |
| Atësia: | Jak |
| Vendlindja: | Sarajevë, ish-Jugosllavi |
| Datëlindja: | 14/7/1898 |
| Profesioni: | jurist |
| Datë Vdekja: | 14/11/1971 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Krime lufte" |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 13/04/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Speciale |
| Data e Lirimit: | 24/04/1962 |
Emri i shkruhet edhe Andon Kozmaçi. Veprimtar politik, ministër i Drejtësisë 18 janar-11 shkurt 1943 dhe 11 maj-10 shtator 1943.
Lindi më 1898, në Jugosllavi.
Më 13 prill 1945, Gjykata Speciale, e dënoi "për krime lufte", me 30 vjet burg. Shpehimisht vendimi thotë: “Për kriminelët e luftës ose armiqtë e popullit: Sokrat Dodbiba, Mihal Zallari, Ethem Cara, Ndoc Naraçi, Lazër Radi, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni,” gjykata i dënon me “nga 30 vjet burg e punë të deryerueshme.”
Liruar më 24 prill 1962. Ndërroi jetë më 14.11.1971.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 338
