Mali i Dajtit | |
---|---|
Informacione | |
Emri: | Mali i Dajtit |
Vendndodhja: | Dajt, Tiranë |
Shpatet e Dajtit përbëjnë një nga vendet ku të dënuarit me vdekje ekzekutoheshin dhe varroseshin në gropa të cekta të hapura më parë. Në verën e vitit 2010, nga kërkimet e familjarëve, janë gjetur eshtrat e 13 personave. Inxhinierët Koço Plaku dhe Xhavit Sallaku, ekzekutuar përkatësisht në vitin 1976 dhe 1977 mendohet që janë varrosur aty. Teme Sejko, sipas dëshmive, gjithashtu është varrosur në një gropë të bërë gati në malin e Dajtit ku u soll pa frymë.