Ky burg politik i quajtur ndryshe burgu i "Armiqve të popullit" ishte ngritur  në sarajet e fisit  Kumbarçe, ngjitur me bulevardin kryesor, përballë PTT-së së mëvonshme. Në fillim të vitit 1950 në këtë burg politik kishte rreth 110 të burgosur. Viti 1950 është edhe caku i fundit, ku gjenden të dhena për këtë burg, ndaj mendohet se është mbyllur në këtë vit. Në librin e tij "Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste", studiuesi Kastriot Dervishi shkruan edhe për një ngjarje të bujshme që kishte ndodhur në këtë burg. Sipas njoftimit të Komitetit Ekzekutiv të Peshkopisë me 23 korrik 1945 në mëngjes,  8 të dënuar politikë, të dënuar  me vdekje nga gjykatat dhe që prisnin të ekzekutoheshin kishin shpërthyer burgun për tu arratisur.  Katër prej tyre ishin vrarë ndërsa po tentonin të arratiseshin, ndërsa  katër të tjerë kishin arritur të arratiseshin, por më vonë në përpjekje me forcat  e brigadës 23, kishin mbetur po ashtu të vrarë.  Kjo përpjekje për ti shpëtuar makinerisë vrasëse të regjimit komunist kishte përfunduar kësisoj me 8 kundërshtarë të vrarë. Ata ishin: Dine Dema, Xhevahir Dalipi, Taf Ramizi, Riza Sopoti, Sali Dervishi, Rizvan Nurja, Selman Gjokola, dhe Halit Prifti.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.