| Zylyftar Velmishi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zylyftar Velmishi |
| Atësia: | Hysen |
| Vendlindja: | Velmish, Berat |
| Datëlindja: | 1945 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1950 |
| Fundi i Internimit: | 25/3/1953 |
| Vendi i internimit: | Kampi i Tepelenës - nga viti 1950 ne vitin 1953 |
U internua në Tepelenë në vitin 1950, kur ishte 5 vjeç, pasi i ati, Hysen Velmishi tentoi të arratisej. Qëndroi në kamp tre vjet, gjatë të cilave humbi të motrën. Zylyftari arriti të mbijetonte bashkë me nënën dhe dy vëllezërit binjakë dhe u liruan me një muaj diferencë në vitin 1953.
Burimi: Zërat e kujtesës, Vëllimi IX, Intervistoi Juliana Uznova Kurti, ISKK, Tiranë 2023
